Agolli dhe ëndrra Champions: Jemi në gjysmën e rrugës

Fitorja 1-0 kundër FC Kopenhagenit dje ka shtuar shpresat e Karabakut për një vend në grupet e Ligës së Kampioneve, çka do të ishte një tjetër arritje historike për klubin azer, që edhe në play-off ka shkuar për të parën herë në histori.

Si zakonisht, Ansi Agolli ishte i paprekshëm në formacion dhe në krahun e majtë ishte perfekt, duke qenë i pakalueshëm.

Pas ndeshjes ylli i kombëtares shqiptare deklaroi: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kundërshtari ynë ka shumë eksperiencë dhe ishte shumë i fortë. Kemi kryer 50% të punës dhe do të mundohemi të përdorim shanset tona në ndeshjen e kthimit.

“Trajnerët kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe ne u munduam të jepnim më të mirën tonë. Trajneri Gurbanov ka përgëzoi pas ndeshjes dhe ishte i kënaqur me ndeshjen që luajtëm. Megjithatë, tani jemi me mendjen në Danimarkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online