Agim Meto, goditja e radhës për Lushnjën

Fieraku ka dalë dje në stërvitje me skuadrën verdhejeshile, ndërkohë që kanë firmosur edhe Brunild Pepa, Ledio Ruço e Ledio Taullau

Arjan Likja

Që në fillim të kësaj jave, zyrtarët e klubit lushnjar, në bashkëpunim me trajnerin Artan Bano, vazhdojnë negociatat me çdo futbollist për të gjetur akordin financiar për kontratën e re. Dje kanë hedhur firmën mbi kontratën 1-vjeçare Brunild Pepa, Ruço dhe Taullau, ndërkohë që pritet akordi edhe me goleadorin  Mikel Canka. Pjesa më e madhe e futbollistëve lushnjarë të sezonit të kaluar kanë firmosur dhe janë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Superiores. Këtij grupi i janë bashkuar edhe 3 “jabanxhinjtë” e sezonit të kaluar, Arbër Mone dhe dy peqinasit Branica dhe Magani, të cilët janë zyrtarizuar dje si pjesë e myzeqarëve.

METO – Krahas punës për rikonstruksionin e stadiumit “Roza Haxhiu” dhe zhvillimit të fazës përgatitore, drejtuesit e Lushnjës, ashtu siç ishte folur, nuk kanë lënë pas dore edhe merkaton. Dhe goditja e radhës është bërë në qytetin fqinj të Fierit, nga ku vjen mesfushori 31-vjeçar Agim Meto. Përveç aktivizimit me Apoloninë, ku është formuar si futbollist, ai ka luajtur edhe me ekipe si Laçin, Luftëtarin, Bylisin dhe Flamurtarin. Sezonin e fundit ai Meto ishte titullar me rivalët e Lushnjës, Bylisin. Fieraku kërkohej me ngulm nga trajneri Artan Bano, pasi veç pozicionit si mesfushor linje në të dyja krahët, ai është në gjendje të luaj edhe si mbrojtës. Kujtojmë që me Laçin është shfaqur edhe si goleador. Meto ka kontaktuar dje me drejtuesit e Lushnjës dhe ka rënë dakord në parim për të qenë pjesë e verdhejeshilëve sezonin e ri. 31-vjeçari i është bashkuar grupit të futbollistëve në stërvitje dhe me të gjitha gjasat do të firmosë dhe mund të konsiderohet pjesë e Lushnjës. Bashkë me mbrojtësin Arbër Mone, do të bëhen dy fierakët e Lushnjës për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online