Afron dita e së vërtetës, Shqipëria e Erind Resulit do të përballet kundër Kroacisë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka udhëtuar të hënën drejt Kroacisë në prag të ndeshjes së parë të për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022. Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli është shortuar në Grupin 1 së bashku me Ukrainën, Kroacinë dhe Danimarkën. Delegacioni kuqezi i është nënshtruar ditën e diel testeve Covid-19 me tampon dhe kanë rezultuar negativë që të gjithë. Pas marrjes së rezultateve Kombëtarja është nisur për në transfertën kroate, teksa më 27 janar në Varazhdin do të zhvillojë duelin e parë të këtyre eliminatoreve.

Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në Kroaci pasditen e së hënës në “Arena Varazhdin”, pikërisht aty ku do të luhet edhe sfida e parë zyrtare e Europianit. Trajneri Resuli që ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe deri tani nuk ka asnjë dëmtim apo probleme fizike. Ndërkaq, më 31 janar kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe duelin e dytë, pasi do të përballen me Ukrainën në Tiranë. Takimi do të luhet në sallën e Parkut Olimpik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online