Shifër e majme për futbollin shqiptar, ja rroga mujore e Hasanit te Partizani

Ferhan Hasani u prezantua paraditen e sotme tek klubi i Partizanit dhe do të jetë në dispozicion në ditët në vazhdim për trajnerin Ilir Daja. Lojtari, i cili më parë ka luajtur me Helsinkin dhe ka një vlerë prej 400,000 euro sipas Transfermarkt, do të jetë një vlerë e shtuar për “Demat e Kuq”.

Edhe pse në moshë 30 vjeçare Hasani do të marë një trajtim të veçantë nga drejtuesit e Partizanit. Sipas burimeve jozyrtare nga “Infosport”, sulmuesi do të përfitojë një pagë që varion nga 10,000-14,000 euro në muaj. Këto shifra mund të duken mjaft normale për vendet europiane, por për Shqipërinë cilësohen stratosferike.

Përvoja e Ferhan Hasanit me skuadrat e mëdha si Brondby dhe Wolsburg ka tërhequr drejtuesin Olsi Rama për ta sjellë në kryeqytet, me synimin për të përmbysur Vllazninë në luftën për titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online