Afron debutimi, Tomori stërvitet pa ujë

Pas një fundjave vërtetë shumë relaksuese, dhe kjo për shkak se stafi teknik i Tomorit u kishte dhënë edhe ditën e shtunë si ditë pushimi futbollistëve, skuadra beratase i është rikthyer sërish stërvitjes ditën e hënë pasdite.

Ajo që bënte më shumë përshtypje nuk ka qenë ngarkesa stërvitore apo impenjimi i futbollistëve, që realisht ka qenë vërtetë i lartë, por në mënyrë befasuese dhe pse në mënyrë të përsëritur, ajo që ka rënë më shumë në sy gjatë ditës së hënë ka qenë mënyra se si futbollistët kërkonin që të freskoheshin gjatë procesit stërvitor, teksa gjatë stërvitjes në momentet të veçanta të saj i janë afruar tribunës qendrore duke thërritur në emër të zotin e lokalit të stadiumit.

“O Mili, të lutem më hidh një bidon ujë, se t’i japim lekët pas stërvitjes”, një skenë e tillë ka shkaktuar ilaritet në shkallët e stadiumit, edhe pse nuk është e para herë që ndodh me futbollistët beratas, të cilët vuajnë mungesën e ujit gjatë procesit stërvitor, gjithnjë duke ju referuar mungesës së kushteve në procesin stërvitor.

Edi Spahiu

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online