Afrime te Luftëtari, rikthehet një sulmues

Luftëtari ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për sezoni e ri. Trajneri i ri i bluzinjve, Klevis Dalipi, po stërvit një pjesë të pakët të lojtarëve që kanë mbetur nga grupi i sezonit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve ndodhen në provë.

Një ndër emrat që i është bashkuar së fundmi stërvitjes së klubit gjirokastrit është Romario Cekaj. Sulmuesi i lindur në Selanik ishte pjesë e Luftëtarit gjatë sezonit të kaluar, por pas aktivizimeve të pakta u largua në fund të muajit dhjetor për të vazhduar karrierën në kategorinë e tretë greke.

Romario Cekaj

Në eksperiencën e tij të parë te Luftëtari, Cekaj u aktivizua në pesë ndeshje. Futbollisti 20-vjeçar luan si sulmues në të dy krahët e sulmit. I riu shqiptar është një produkt i akademisë së klubit Iraklis të Selanikut, ndërsa në të shkuarën pa pasur një përvojë në ligën e dytë sllovake.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *