Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, dha një konferencë për shtyp para pak çastesh. Ai foli për herë të parë si zyrtar i klubit kuqeblu dhe në një komunikim për medie u panë qartë mendimet e tij për Vllazninë e së ardhmes.
Roli i administratorit – “Është një sfidë për mua, e kam marrë me shumë dëshirë dhe për të bërë më të mirën për qytetin tim. Te Vllaznia duhet të ketë transparencë për zgjedhjen e trajnerit dhe të gjitha strukturave. Ky ka qenë një nga kushtet e mia. Do analizojmë të gjitha kandidaturat që kanë dalë në media. Duhet të bëjmë më të mirën”.
Ndërhyrjet – “Nuk jam pjesë ë ndërhyrjes, ne do jemi korrekt në përzgjedhjen e çdo individi. Do përzgjedhimn të gjitha strukturat, duke nisur nga drejtori teknik dhe trajneri”.
Bordi – “Bordi do të vendosë për të ardhmen e Vllaznisë. Për 3 ditë do të vendosim për të ardhmen. Ata do të pyeten nuk është e vërtetë se do të anashkalohen. Do të marr mendimin e tyre gjithmonë dhe për çdo çështje”.
Hasan Lika – “Unë dje jam zyrtarizuar si administrator. Lika është një kandidat ashtu si shumë kandidat të tjerë. Trajneri i ri do të vendoset në bazë të CV dhe platformës që do të paraqesë. Kandidat kanë qenë dhe Kraja e shumë emra të tjerë”.
Ngjitja – “Ne do të luftojmë në fushën e lojës dhe do të ndërtojmë një skuadër për t’u ngjitur. Do të ndërtojmë një skuadër për të fituar, pasi Vllaznia nuk e meriton që të jetë në ujëra të tilla”.
Mbështetja e Ademit – “Do të fus të gjithë strukturat e klubit të marrin vendime. Të gjithë do të marrin vendime. Po kërkojmë një platformë nga trajnerët. Të gjithë do të konkurrojnë me platformë dhe CV. Strukturat e klubit do të pyeten”.
Stadiumi – “Do të flasim me FSHF-në për të arritur një marrëveshje. Shpresojmë të luajmë në ‘Loro Boriçi'”.
Futbollistët – “Një pjesë e tyre do të qëndrojnë sepse kanë kontratë. Do të bisedojmë me trajnerin dhe drejtorin teknik për afrimet dhe largimet”.
Buxheti – “Do të punojmë me atë buxhet që do të na japin”.
Objektivat – “Unë dua të punoj me objektiva. Dua ta ngjis Vllazninë në Superiore. Kam një kontratë 3-vjeçare”.