Ademi: Vllaznia u dorëzua në 6 javët e fundit

Ka pritur gjatë, ndoshta nuk ka dashur të flasë në një moment kaq të zi, por më në fund Voltana Ademi ka folur, gjerë e gjatë, për Vllazninë, rënien dhe hallet e saj. E ftuar në emisionin “Tonight” në televizionin “Star Plus”, kryebashkiakja e Shkodrës ka folur për gjithçka, nga rënia dhe mendimi i saj për shkaqet e zbritjes nga kategoria, deri te privatizimi dhe arsyet e zvarritjes. Ademi zbulon se rënien e Vllaznisë e kishte parandjerë në 6 avët e fundit.

ZBRITJA NGA KATEGORIA – “Çdo tifoz e qytetar në Shkodër, edhe unë si ata, jemi shumë të mërzitur për atë që ndodhi dhe askush nuk e dëshironte. Ndjesa është e paktë, nuk mjafton. Frika ime, ajo që vura re ishte se gjashtë javë para se të mbaronte kampionati ekipi nuk kishte mobilizimin e duhur për arritur mbijetesën, pavarësisht fjalëve. Kam vënë re se kishte probleme që lidheshin me mobilizimin dhe angazhimin e gjithsecilit, pa përjashtim. Pse ramë? Duhen pyetur trajnerët dhe lojtarët, ata mund ta dimë. Edhe media ka qenë e thirrur në një takim që kemi pasur, për t’i vënë lojtarët para përgjegjësisë. Personalisht jam përpjekur që të siguroj të gjitha kushtet që edhe mendja ime të mos thoshte mungon kjo gjë.  Administrata e bashkisë e ka të pamundur të luajë futboll. Luajnë ata që kanë marrë përsipër angazhimin të luajnë, të jenë pjesë e skuadrës, ta çojnë ekipin përpara. Askush nuk priste dhe nuk donte që të kishte një dorëheqje të stafit teknik apo edhe shumë lojtarëve që, për shkak të mosangazhimit të tyre, nuk bënin atë që duhej, pavarësisht se ishin krijuar të gjitha kushtet. Duhen gjetur shkaqet, por unë nuk jam teknike, jam administratore e qytetit. E kam për nder që jam kryetarja e bashkisë Shkodër, që investon 100% te futbolli. Jam përpjekur të jem aktive, kam bërë sa kam mundur, as mua s’më pëlqen rezultati, biles ndoshta më herët duhej të tregohesha më radikale, por s’jam specialiste. Nuk e di unë për shembull nëse Edon Hasanit duhej t’i jepeshin letrat apo t’i mbaheshin. Kur iku Hasani, në mënyrë të parregullt dhe jo etike, ajo që verifikuam ishte jo vetëm dëmi që i solli skuadrës, por edhe në aspektin etik dhe kontraktual. Të ishte për mua, si kryetare e bashkisë që zotëron 100% klubin e futbollit, nuk do e pranoja që ai të merrte letrat, edhe pse e respektoj. Unë isha më radikale, por të gjithë vendosën që Hasani të merrte letrat.

VLLAZNIA PRIVATE – “Klubet private funksionojnë krejt ndryshe, por nuk po justifikohem. Në aspektin teknik Vllaznia, përtej ecurisë së mirë të grupmoshave, nuk ka arritur të ecë përpara në aspektin teknik dhe nuk mjafton sa para ke hedhur dhe sa i ke krijuar kushtet dhe nuk mjaftojnë shumë gjëra. Klubi nuk ka mundur të ngrihet për vite me radhë dhe unë kam kërkuar pikërisht që të punohet në këtë drejtim.

KLUBI, PENG I BASHKISË – “Nuk jam dakord. Mund t’iu jap një shembull tjetër. Tirana, Partizani apo Elbasani ishin në dorën e privatit kur ranë. Në sport 1+1 shpesh nuk bëjnë 2, nuk është administrim i zakonshëm i një biznesi të zakonshëm.”.

PRIVATIZIMI – “Në kohën kur ishte i ndjeri Myftar Çela kam kontribuar që klubi të shkonte drejt privatizimit dhe u arrit deri diku. Edhe kësaj here më ka rënë barra dhe përgjegjësia për ta çuar drejt privatizimit,nuk ka mënyrë tjetër, Koha nuk pret, vlerësimi i aseteve ka përfunduar më 9 maj, nga një grup eskpertësh. Në vitin 2016 kishim të pambyllur bilancin e viteve 2013-2015. Tani këto i kemi rregulluar dhe Vllaznia është klubi më i pastër nëse nxirret për t’u shitur në treg dhe shpresoj të jetë klubi ndoshta i vetëm pa borxhe. Kemi një debat me Drejtorinë e Tatimeve, sepse çuditërisht i është bërë një rivlerësim klubit Vllaznia, si asnjë klubi tjetër. Na kanë njohur të gjithë detyrimet dhe nuk marrin parasysh kontratën e shërbimit, por kontratën e punës, gjë të cilën nuk e bëjnë me asnjë klub tjetër.

BORXHI I VLLAZNISË – “Janë rreth 990 milionë lekë të vjetra. Në sajë të auditit që kemi bërë për vlerën e klubit, është arritur në përfundimit që kjo shifër mund të ulet deri në 60%, ndaj borxhi do të ulej ndjeshëm dhe nuk do ishte asgjë për bashkinë. Do ta ndjekim këtë proces, jemi në gjykim me Tatimet, sepse nuk mund të trajtohet Vllaznia ndryshe nga klubet e tjera. Kemi edhe procesin me Gea Sport, që kërkon 300 mijë euro nga klubi i futbollit. Çështja është në Gjykatën e Lartë, ndërsa mbetet edhe ndonjë borxh tjetër i vogël, ndërsa borxhet e tjera Bashkia i ka shlyer që në vitin 2015 e më pas. Kemi shlyer gati 850 milionë lekë të vjetra në vitin 2015. Tani e them me bindje që Vllaznia nuk është një gropë e madhe e zezë, tani po shkojmë drejt balancimit. Vllaznia është një klub i qëndrueshëm financiarisht, edhe pse nuk ka fitim, por të paktën nuk ka borxhe të reja, ndaj e presim ballëhapur mundësinë e privatizimit. Mendoj se në aspektin sportiv Vllaznia duhet të kthehet menjëherë ku i takon dhe këtë e bën klubi, jo administrata publike”.

SHPENZIMET – “Këtë vit kemi shpenzuar 500 milionë lekë dhe një pjesë e madhe e parave janë shpenzuar për detyrime të prapambetura. Kemi paguar lojtarët, kemi qenë konkurrues në paga dhe shërbime të ofruara nga klubi. Shifrat që përfliten në media janë të gabuara, sepse unë po them që janë 500 milionë dhe 2/3-ta e shumës është shpenzuar për detyrime të së shkuarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online