Hoxhallari: Tortura mbaroi, duam të kthejmë titullin në Tiranë

Pas firmës me Tiranën edhe për dy vite të tjera, ai që foli ishte Erjon Hoxhallari. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, mbrojtësi i Tiranës, foli për gjithçka, duke filluar me kontratën dhe e mbyllur me tifozët. Lojtari më i shtrenjtë i bardhebluve shprehu haptazi dëshirën që skuadra të fitojë titullin kampion këtë sezon.

-Përse zgjodhët Tiranën dhe a ishte e vështirë?

E vështirë nuk ishte që të zgjidhja Tiranën, pasi unë jam rritur këtu, dhe në Superligën shqiptare do të jetë ekipi i vetëm që do të luaj. Kështu që zgjedhja nuk ishte e vështirë, por me symbyllur.

– Është folur për oferta edhe jashtë Shqipërisë. Fjalë kishte edhe për në Superiore…

Ne klub ka pasur disa oferta, të cilat nuk kanë dalë me sukses dhe siç e thashë për në Superligë, Tirana është ekipi më i mirë. Në Shqipëri nuk kisha arsye pse ta ndërroja si ekip.

-Ju ishin edhe në skuadrën e Superiores dhe atë të Kategorisë së Parë. Çfarë Tirane duhet të presin tifozët?

Kam 4 vite me ekipin e Tiranës. Në Superligë dhe në Kategorinë e Pare ku vërtet ishte një sezon shumë i keq, por në fund ne ja dolëm dhe u rikthyem aty ku na takon dhe ku e ka Tirana vendin.

-Objektiv besoj se do të ketë, ose më saktë, del Tirana me trofe këtë sezon?

Tirana është një ekip, i cili nuk ka objektiv tjetër përveçse titullit, pasi është skuadra më e madhe në Historinë e Shqipërisë.

-Si është të qenit lider në skuadër. Je një pikat e referimit në ekip?

Të qenit lider është një përgjegjësi më e madhe, pasi duhet që të japësh akoma shumë për ekipin për te arritur objektivat dhe për ta ndihmuar skuadrën.

-Cfarë i duhet Tiranës këtë sezon që të dalë fituese?

Tiranës këtë sezon i duhen tifozët, të cilët janë një pjesë shumë e rëndësishme e klubit dhe që na kanë munguar për shumë ndeshje këtë vit, por që në fund vendosën të vinin. Shpresoj që dhe në Superligë të jenë në stadium dhe t’i tregojmë gjithë Superiores, që jemi ekipi më i mirë në Historinë e Shqipërisë, por dhe që kemi tifozët më të mirë në Shqipëri.

-Hoxhallari çfarë pret nga kjo Tiranë dhe ky sezon?

Shpresoj që të jetë viti ynë pas asaj torture që kemi kaluar dhe t’iu tregojmë të gjithëve që jemi rikthyer më të fortë se ishim.

-Pushimet ku po i kalon dhe ju pret një verë e gjatë stërvitjeje me Ze Marian?

-Për momentin ndodhem në Tiranë, por këto ditë do të largohem për pushime. Jam i kënaqur që edhe trajneri ra dakord dhe do e shikoni, që do bëjmë punë të mira për Tironën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online