Merkatoja ofron shumë çudira dhe një ndër më të mëdhatë ka ardhur sot, sepse ndodhi ajo që përflitej prej ditësh: Paulinjo largohet nga Barcelona a dhe kthehet me Kinë.
Mesfushori brazilian huazohet te Guangzhu, që ka të detyrimin e blerjes për 50 milionë euro, një çudi me vete kjo formulë transferimi.
Një vit më parë Barça e bleu nga Guangzhu FC për 40 milionë euro dhe në atë kohë pati akuza të forta për drejtuesit e Barcelonës, pati ishte një shpenzim kolosal për një futbollist që kishte dështuar me pare ne Europë.
Megjithatë, Paulinjo shkëlqeu te Barcelona, duke qenë shënuesi i tretë me i mirë në kampionat, edhe pse shpesh nisej nga stoli. Pikërisht kur njerëzit po harronin akuzat, Barcelona kryen operacionin e radhës, që duket edhe më qesharak se ai i vjetshmi.
Natyrisht, gjithçka mund të ketë një arsye të fortë, sepse u aludua se presidenti i Barcelonës Bartomeu e bleu Paulinjon si pjesë e një operacioni tregtar gjigant (donte të fitonte një tender në Kinë) , ndërsa tani me sa duket marrëveshja ka marrë fund.