Absurditeti i VAR, karton i kuq për Kakanë pas shakasë me një kundërshtar

Teknologjia VAR po përdoret edhe në kampionatin amerikan, por si shpesh këto muajt e fundit, përdorimi i saj më shumë shkakton polemika, sesa rregullon vendime arbitrash pas analizimit të pamjeve filmike gjatë ndeshjes.

Dje Nju Jork Red Bulls fitoi 3-1 ndaj Orlandos, por në qendër të vëmendjes përfundoi VAR, sepse në shtesë ylli brazilian Kaká u ndëshkua me karton të kuq.

Pas një faulli dhe një grumbullimi masiv lojtarësh, arbitri kërkoi të shihte përsëritjen e debateve mes lojtarëve.

Dy kartonë të verdhë, por edhe i kuq për Kakanë! Të kota protestat, Kaká doli nga fusha duke buzëqeshur me hidhërim. Pamjet tregonin që braziliani i vendosi duart në fytyrë një kundërshtari, por dukej qartë që të dy po qeshnin dhe ishte qartësisht një moment zbavitës mes miqsh, për të ulur tensionin. Me sa duket, arbitrat nuk e kuptuan fare ç’po ndodhte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *