ABSURDE | Karabaku i bën “gropën vetes”, feston… “humbjen”

Të gjithë e njihni Krabakun, ku aktivizohet Ansi Agolli, mbrojtësi i kombëtares kuqezi. Jo më larg se verën që lamë pas kampionët e Azerbajxhanit eliminuan Kukësin nga Champions League, por sot mund të thuhet se kanë bërë një veprim amator. Skuadra arriti që të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj ekipit Sabail, por ka bërë një gabim teknik, që pritet t’i kushtojë rëndë skuadrës së Agollit.

Aktivizimi i një lojtari emri i të cilit nuk ndodhej në protokollin e takimit, i ka kushtuar tri pikët skuadrës së Karabakut. Në minutat e fundit të takimit trajneri Kurban Kurbanov zëvendësoi kapitenin Sadigov me të riun Husejnov, ky i fundit nuk ishte i regjistruar në protokollin e dorëzuar para fillimit të ndeshjes.

Një gafë e madhe e cila sipas rregullores do ta dëmtojë shumë skuadrën, e cila pritet ta humbasë ndeshjen në tavolinë. Një gabim trashanik, por ja që ndodh edhe në një skuadër që edicionin e shkuar luajti në grupet e Championsit dhe barazoi në dy raste me Atletikon e  Madridit.

Mund të konsiderohet një rast unik fakti se edhe në mesin e muajit të shkuar, saktësisht me 15 shtator, Sabail ka barazuar 1-1 me Ziran dhe pas ndeshjes është mësuar se kundërshtari kishte aktivizuar një lojtar të pafederuar. Karabaku siç duket nuk ka nxjerrë mësim dhe ka bërë të njëjtën idiotësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *