“Abramoviç do më kishte internuar në Siberi po të dilja i katërti”, ish trajneri i Çelsit bën humor me Lampard

Rikthimi i Çelsit në Champions League e ka impresionuar ish-trajnerin e kësaj skuadre, Avram Grant. Megjithatë ai nuk ngurron të bëjë humor se po të kishte dalë ai i katërti në kohën kur ishte në krye të pankinës se “bluve të Londrës”, Abramoviç do ta çonte për ndëshkim në Siberi.

“Është nje sezon mjaft i mirë, duke konsideruar që Çelsi e kishte të pamundur të blinte lojtarë cilësorë, përshkak të dënimit nga Fifa Fair Play. Përsa i përket objektivave të vendosura nga presidenti, në kohën time po t’i thoje se do të luftoj për vendin e 4-t, të internonte në akullin e Siberisë”,- u shpreh Grant.

Gjithashtu ish trajneri shtoi se Lampard do të bëjë mjaft mirë vitet e ardhshme me ekipin e Çelsit. “Është vetëm viti i parë i tij si trajner, edhe pse ka qenë lojtar me eksperience. Arriti t’ia dalë shumë mirë dhe shpresoj se do të bëjë akoma më mirë sezonet e ardhshme.” /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *