Shpëtoi nga dënimi/ Mançester Siti bën atë që di më mirë, blen lojtarin e ri për 41 milionë stërlina

Në mediat angleze raportohet se Mançester Siti dhe Bornemouth kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Nathan Ake në “Etihad Stadium”. Shuma që do t’i kalojë Bornemouth është 41 milionë stërlina. Ish kampionët e Anglisë ishin duke kërkuar një mbrojtës tjetër për t’iu bashkuar Laportes dhe pikërisht Ake duket se është zgjedhja e duhur. Përveç kësaj blerje, “qytetarët” janë në tratativa me Napolin për të blerë mbrojtësin Koulibaly nga Napoli.

Skuadra e Guardiolas ka mbrojtjen pikën më të dobët, pasi gjatë sezonit futbollistik ka pësuar shumë gola. Koulibaly është një lojtar i afirmuar në arenën evropiane, prandaj edhe vet trajneri spanjoll ëndërron ta ketë në ekip. Këto lëvizje vijnë menjëherë pas vendimit pozitiv që Mançester Siti mori nga KAS se dënimi për mos luajtje në Champions League do të hiqej. Kujtojmë që arsyeja kryesore pse ekipi i drejtuar nga sheikët mund të vuante këtë dëmtim ishte shifra e lartë e shpenzuar në merkato. Megjithatë duket se blerja e lojtarëve është arma e tyre më e fortë dhe për këtë nuk kanë qëllim të ndryshojnë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online