Java e 24-t e “Abissnet Superiores“ do të zhvillohet e ndarë në tre ditë. Emocionet nisin me derbin e zjarrtë të kryeqytetit. Është pikërisht supersfida Tirana-Partizani ajo e cila ngre siparin e javës së 24-t. Më 5 mars në orën 19:45 “Air Albania“ çel dyert për duelin që shërben si kartolina më e bukur e kampionatit shqiptar.
Ndërkohë më 7 mars do të luhen paralelisht Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi në orën 13:45, ndërsa në orën 16:45 Kukësi pret Vllaznnë në betejën për vendin e tretë. Sa i përket ndeshjes së mbetur, asaj mes Skënderbeut dhe Dinamos, do të luhet në 8 mars në orën 16:45./Sport Ekspres/
Java e 24—t e “Abissnet Superiores“.
5 mars
19:45 Tirana – Partizani
7 mars
13:45 Egnatia – Teuta
13:45 Kastrioti – Laçi
16:45 Kukësi – Vllaznia
8 mars
16:45 Skënderbeu – Dinamo