Abibi: I lumtur që erdha në familje, ju tregoj problemin në Shqipëri

Alesio Abibi u shndërrua brenda pak kohësh në numrin një të portës së Tiranës, duke shfaqur një formë mjaft të mirë. Ditën e sotme, 22-vjeçari ka folur për “RTSH Sport”, ku ka treguar për kalimin e tij nga Spanja në Shqipëri si dhe konkurrencën që ka me Ilion Likën, nga i cili thotë se ka mësuar shumë.

“Në Spanjë isha i lirë. Erdha në Shqipëri për një ekip pretendent, pa përmendur emra, por nuk u arrit akordi, për shkak të metodikës së klubeve shqiptare, që nuk i besojnë një portieri të ri. Ishte një ftesë që nuk mund ta refuzoja, pasi gjithë familja ime ka qenë të Tirana.

Është një ndjesi tjetër kur të thërret një ekip i tillë dhe që është i familjes. Konkurrenca me Likën më ka bërë mirë, pasi të rrit. Ilioni ka qenë gjithmonë në krahun tim. Më ka ndihmuar shumë, unë prita momentin tim dhe po mundohem të jap maksimumin.

Portier te Tirana ka shumë njerëz që e ëndërrojnë të luajnë, nuk është e thjeshtë, pasi është ekip i madh dhe ka presion. Plus që situata nuk ka qenë ndër më të mira dhe ka vështirësi. Por kur shkon në fushë, ka njerëz që luajnë para 100 mijë vetave dhe nuk kanë presion. Unë po ambientohem me kampionatin dhe me kalimin e kohës, po mundohem të jem sa më i qetë dhe të jap më të mirën”,- përfundoi 22-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *