Abazaj, një “sms”… Luçiano Moxhit!

Anton Cicani

Tymos puron e tij Luçiano Moxhi… Ndërsa, përpara sheh festën e Luftëtarit dhe pesë golat e shënuar ndaj Partizanit “të tij”, për të cilin premtoi lavdi dhe dafina… Por, sidomos një gol, nga ato të pestë, i dogji edhe më shumë… Ai i Kristal Abazajt, që iu kujtua ndoshta si i Maradonës, të cilin e ka “menaxhuar” kur ishte drejtues te Napoli i titullit, ai i ëndrrave. Dhe jo vetë, por iu kujtua ajo bisedë në verë dhe negociatat për ta marrë te Partizanit. Në fund, vendosi ai vulën: nuk pranoi të merrte futbollistin e skuadrës bluzi, duke preferuar “skarcitetet” e ardhur nga Italia dhe vende të tjera, në kërkim të disa parave më shumë për xhepin e tyre.

Pranoi të merrte përsipër rehabilimin mjekësor të Edgar Çanit, sikur të ishte një “varrezë balenash”. Dhe, Abazaj, u la në harresë. Mund ta blinte, por tani i duhet ta shohë të dhurojë spektakël… Luçiano, e pe Abazajn? Vërtet nuk quhet “Abasi”, apo “Abaso”, por të paktën di të flasë me gjuhën e golave dhe luan në Gjirokastër, aty ku i besuan edhe kur po kalonte moment të vështirë forme. Në janar, ndoshta do të duhet të kthehesh të hapat e tu…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online