Nuk ka drejtësi për Flamurtarin, me shi apo pa shi

0

90 minuta të ndara në dy ditë, dy gabime skandaloze të ndara në dy ditë, të dy gabimet kundër Flamurtarit. Sfida e vlonjatëve kundër Laçit u kthye në një teatër gafash të arbitrit Juxhin Xhaja, ndërkombëtari më i ri, i cili me sa duket nuk ka imunitet nga sëmundja e këtij sezoni, gabimet kundër Flamurtarit.

Tashmë lista është e gjatë, janë rreth 10 gabime skandaloze kundër Flamurtarit këtë sezon: penallti inekzistente në Durrës e në Shkodër, të dyja jashtë zone, sa për të përmendur disa raste, apo penalltitë e padhëna ndaj Laçit në Krujë, meqë jemi te Laçi. Një penallti nuk ia dha Flamurtarit pikërisht Xhaja kundër Skënderbeut në Vlorë,  rastësi e çuditshme. Një herë e kanë ndihmuar arbitrat Flamurtarin, ndaj Kamzës në Vlorë në minutat shtesë, kur nuk u pa një penallti për Kamzën, por i njëjti arbitër në pjesën e parë nuk kishte parë një penallti neto në favor të Flamurtarit, ndaj duket se vendosi ta nxirrte “X” bilancin e gabimeve.

Në futboll, nëse në një kampionat gabimet shkojnë 50-50, ose deri te 60-40, është e pranueshme. Flamurtari, me letër e laps, është 90% kundër e 10% pro.

Juxhin Xhaja i dha një penallti qesharake Laçit të shtunën, për një prekje që edhe një femër duke ecur në rrugë nuk do ta ndiente. Një ditë më vonë, Xhaja nuk sheh një penallti sa Kanina përballë, në favor të Flamurtarit. Me shi apo pa shi, Xhajës nuk ia kanë punuar radarët, ose nuk ka dashur vetë. Ta thotë ai, por i lutemi atij dhe gjithë arbitrave, moviolistëve, federatës dhe gazetarëve: boll më me frazën e shëmtuar “gabime njerëzore”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.