“A po kërkon të dashur?”/ Tifozja e moshuar surprizon mesfushorin e Chelsea: Do bëhet xheloze që po flasim

Mason Mount ka marrë një propozim mjaf të veçantë në kohë pandemie. Në një lidhje live me një tifoze të moshuar, mesfushori i Chelsea u surprizua teksa i propozuan të ishte dhëndri i familjes. Maureen e pyeti 21 vjeçarin nëse kishte një të dashur dhe nëse do të donte të ishte i dashuri i mbeseës së saj.

E gjithë familja e të moshuarës ishin tifozë të Chelsea, e mbi të gjitha tifozë pas Mount. Biseda për afro 12 minuta me tifozen e moshuar shkaktoi mjaft të qeshura. Megjithatë propozimi ishte mjaft serioz pasi vërtet mbesa e Maureen ishte e fiksuar pas yllit të Chelsea.

Mareen: “Ajo është e trullosur nga ju. Prisni derisa ajo të dijë jemi duke folur, ajo do të bëhet xheloze. Ajo do të jetë mbi hënë, ajo do të thotë,” a i ke thënë për mua gjyshe? Ajo është e bukur në të vërtetë, po kërkon një të dashur?”

Mount: “Po më propozoni? Unë nuk mendoj se e dashura ime do të ishte shumë e lumtur”- ka qenë një pjesë e bisedës së tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online