Simeone ka duartrokitur në fundin e ndeshjes në mënyrë ironike sapo lojtarët e Manchester City nisën që të shtriheshin në tokë dhe po merrnin minutat e ndeshjes, për ta zvarritur sa më tepër. Ndërkohë i pyetur nga gazetarët pas ndeshjes, Simeone nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe u shpreh se duartrokitjet ishin në mbështetje të lojtarëve të tij.
“Tifozët ishin të shumta, ekipi ynë iu përgjigj asaj që njerëzit kërkonin. Kartoni i kuq i Felipes? Ishte larg dhe nuk e dimë se çfarë ndodhi. Arbitri më tha se shkeli lojtarin kundërshtar, por kishte shumë njerëz dhe prandaj nuk pashë asgjë. Kjo ndeshje shërben për krenarinë tonë, për krenarinë e njerëzve tanë që shohin një ekip që konkurron.
A ishin duatrokitjet ironike për Pep Guardiolën dhe kohën e humbur? Unë? Jo të lutem. Unë po duartrokisja tifozët dhe që të vlerësonin përpjekjen e ekipit tonë në fushën e lojës. Si mos të duartrokas njerëzit e mi?”, tha Simeone. /Sport Ekspres/