A po bën gati Silvinjo befasinë e madhe për Euro24? Sinjale të reja nga Brajan Gruda, Shqipëria mund të marrë talentin e Gjermanisë

Në ditën e djeshme u publikua lajmi se UEFA ka dhënë dritën jeshile që Kombëtaret të marrin 26 lojtarë në Euro24. Pavarësisht se Silvinjo ishte kundër saj, tani trajneri brazilian ka më shumë mundësi që të na befasojë me ndonjë emër të ri, siç ka bërë më herët me Mario Mitajn apo Jasir Asanin.

Shanset më të mëdha, në një rast befasie, janë te Brajan Gruda. Më herët iu kemi informuar se Silvinjo ka pasur bisedë dhe takim me talentin 19-vjeçar të Mainzit, i cili është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe po shkëlqen me Shpresat.

Por çfarë sinjalesh të reja vijnë nga Gruda? Në Instagramin e tij, sulmuesi 19-vjeçar ka filluar që të ndjek FSHF dhe Armando Brojën. Për më tepër, Gruda ka publikuar një fotografi para dy orësh në Instagram, ku ka komentuar ndryshe nga të gjitha herët e tjera dhe Nelson Ëeiper, sulmuesi tjetër i Mainz që Silvinjo ka kërkuar që të afrojë te Shqipëria, por që tanimë është i dëmtuar. “Bukur”, shkruan Weiper në koment, duke paralajmëruar ndoshta edhe përshkrimet e reja që do të vijnë nga Gruda, në gjuhën shqipe dhe me fanellën e Kombëtares. Së bashku me të i shtohet edhe komenti i klubit të Mainzit: “Së shpejti”.

Gjithashtu në fotografinë e tij kryesore, Gruda shfaq një iluzion ku është nën ngjyrat kuqezi. Ngjyrat e kuqe e veshjes dhe dorashkat dhe shalli që mban, i cili është në ngjyrën e zezë. Dhe ky detaj i rëndësishëm nuk i ka shpëtuar tifozëve që kanë nisur ta shohin këtë talent të madh në ngjyrat kuqezi. /Sport Ekspres/