A mund të shpresojë edhe Shqipëra? Infantino sjell risi në futboll, Kupa e Botës për klube vjen në një format krejtësisht të ri

Xhani Infantino ka paralajmëruar një risi në botën e futbollit. Synimi i FIFA-s është të shtojë kompeticionet e numrin e ndeshjeve dhe diçka të tillë do e zbatojë në Kupën e Botës për klube. Deri në tani në të marrin pjesë vetëm klubet që kanë fituar ekuvalentin e Ligës së Kampionëve në secilin kontinent, por FIFA ka vendosur të zgjerojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Do të jenë 32 klube që do të marrin pjesë në fazën finale. Formati do të jetë i njëjtë si me Kupën e Botës për Kombëtare.

“Kupa e re e Botës për klube do të luhet në 2025-n. 32 ekipe do të luajnë në të. Formati do të jetë i ngjashëm me Kupën e tanishme të Botës”, ka njoftuar Xhani Infantino. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur formula që do të ndiqet për të përcaktuar 32 ekipet pjesëmarrëse. A duhet të shpresojnë edhe klubet nga kampionate të vogla si Shqipëria? Kjo mbetet për t’u parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online