A luan Apolonia me dy standarte? Trajneri jep përgjigje dhe për shkërmoqen ndaj Vllaznisë: Sot u treguam burra!

Superiorja po mbërrin në javët e fundit të saj dhe lufta për titullin kampion vazhdon që të mbetet e ndezur, ndërsa pronari i vendit të parë ndërron shpeshherë emër. Këtë herë është Vllaznia që merr sërish kryesimin pasi mundi në shifrat 2-1 Skënderbeun. Me trajnerin Memelli, korçarët kanë ndërruar tërësisht fytyrë.

Goli i parë i takimit do të vinte nga Elvi Berisha në minutën e 25 pas gabimit të Adilit. Por siç ka ndodhur shumë herë në këto ndeshje, trajneri Brdariç e ka gjetur vaksinën për të kuruar rezultatet negative me goditjet standarte.

Si në golin e Shehit në barazim dhe te Dilver për ta dërguar rezultatin në 2-1, golat erdhën nga loja e ndaluar. Nga ana tjetër trishtimi është i madh në Korçë pasi është rikthyer seriozisht makthi i Kategorisë së Parë. Kjo pasi Bylisi fitoi në minutën e fundit ndaj Apolonisë edhe pse luajti me një lojtar më pak nga minuta e 80 pas ndëshkimit me të kuq të Spahiut. Goli i fitores do të vinte në minutën e 91 nga Beji. Sa i përket ndeshjes mes Kastriotit dhe Laçit është mbyllur në barazim pa gola me kurbinasit që i largohen më tepër vendit të parë. Në këtë përballje Nuabueze do të tradhtonte sërish Duron pasi u ndëshkua me karton të kuq vetëm pas 7 minutash nga aktivizimit në të 75, falë ndërhyrjes së gabuar kundër Nezirit. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Kamarata (Apolonia): “Më vjen shumë keq për lojtarët e mi pas ndeshjes jo të mirë pas Vllaznisë. U treguan vërtet burra këtë herë. Nëse kishte një ekip që duhej të fitonte te Bylis-Apolonia ishte Apolonia. Ne duhet të vazhdojmë që të japim maksimumin dhe nuk duhet të largohemi nga Superiorja kështu. Luajmë me dy standarte? Ndaj Vllaznisë i kishim të dëmtuar lojtarët dhe ky ishte problemi ynë, prandaj humbëm në atë mënyrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *