A kishte të drejtë Neville në parashikimin e çmendur? E quajti si “film të parë”, Arsenali humbet me Evertonin

Arsenali ka humbur ndaj Evertonit në transfertë me shifrat 1-0. Goli i Tarkoëskit në minutën e 60 i mjaftoi Evertonit për të arritur të fitorja e madhe. Ndërkohë topçinjtë humbasin mundësinë për t’u shkëputur nga Manchester City dhe tani gjenden vetëm 5 pikë më tepër se ta.

Parashikimi i çmendur i Neville, tani afrohet më tepër me logjikën. Gary Neville e cilësoi këtë garë të Premier League si “film të parë” pasi pretendoi disa javë më parë se Arsenali do të nisi me problemet në rezultate dhe Manchester City do të shtypi gazin me fitoret radhazi.

“Është gjithmonë një shans për diçka të re, por jo. Arsenali nuk do ta fitojë Premier League këtë sezon. Manchester City do ta fitojë titullin, i ndjekur nga Manchester United dhe e di që ky pretendim do të irritojë tifozët e Arsenalit. Preferoj të fitojë Arsenali sesa City. Unë mendoj se do të ishte absolutisht e bujshme.

Ata dhe Liverpooli kanë dominuar kompeticionin vitet e fundit, ndaj mundësia që një ekip tjetër të triumfojë e bën këtë kampionat më të veçantë. Do të vijë një moment kur Arsenalit do t’i mungojë fryma, do të përballen me disa vështirësi. Pastaj Manchester City do të fillojë të kompensojë humbjet. Fatkeqësisht, do të jetë një sezon tradicional”, tha Neville pak javë më parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online