“A është portier me të vërtetë ky djalë?”! Van Der Vaart poshtëron portierin e Arsenalit: Kane nuk ishte nisur ende te penalltia, Raya kishte rënë në tokë

Arsenali arriti në çerekfinale të Champions League për herë të parë pas 14 vitesh dhe tani duket qartë se dëshiron të shkojë më tej, por nuk do të jetë e lehtë në ndeshjet me Bayernin. Pas dramës, Arsenali e mposhti Porton në fazën e 16-të, por shorti për rivalin e tyre në çerekfinale u vendos me Bayernim.

Ndeshja e parë u luajt të martën në mbrëmje në Emirates dhe ofroi futboll të shkëlqyer, por në fund nuk pati fitues, 2-2.

Portieri spanjoll i Arsenalit, David Raya, nuk bëri performancë të mirë dhe në fund u kritikua ashpër nga ish-futbollisti Rafael van der Vaart. Ish-lojtari holandez iu referua konkretisht situatës së penalltisë kur Hary Kane shënoi gol për gjermanët.

“Kane as nuk ka lëvizur nga vendi dhe Raya kishte rënë në tokë. Shikoni Raya… A është ky djalë me të vërtetë një portier?” pyeti ish-mesfushori i Real Madridit. Vetë Kane pranoi se Raya ia lehtësoi punën duke hedhur më herët. “E studiova, ma lehtësoi duke u kërcyer shpejt”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/