Situata e Armando Brojës te Chelsea duket se është goxha e komplikuar. Pochetino e pëlqen sulmuesin shqiptar, por konkurrenca dhe një ekip si ai i londinezëve i ndryshon situatat në shumë pak kohë.
Qëndrimi i Brojës te Chelsea duket se lidhet ngushtësisht me miqësoren e 3 gushtit, kundër Dortmundit. Kjo do të jetë përballja e fundit e londinezëve përpara nisjes së kampionatit në Premier League.
Duke e nuhatur situatën, Armando ka kërkuar që të jetë pjesë e ndeshjes me Dortmundin, por mjekët nuk i kanë dhënë siguri maksimale. Broja ka mundësinë e fundit për t’i treguar vlerat e tij Pochetino-s pikërisht në një takim të tillë miqësor. Por nga krahu tjetër mund të rrezikonte një tjetër dëmtim dhe kjo nuk do të ishte mirë as për lojtarin dhe as për Shqipërinë, teksa po afrohen ndeshjet e shtatorit.
Nëse Broja nuk do të jetë pjesë e Chelseat për ndeshjet me Dortmundin, shanset për huazim apo largim do të rriteshin. Vetë Pochetino e ka deklaruar në mbrëmjen e djeshme se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për sulmuesin shqiptar. Ndeshja e parë e Premier League për Chelsea do të jetë ajo kundër Liverpool dhe më pas do të udhëtojë ndaj Ëest Ham në transfertë. Duke parë vështirësinë e këtyre takimeve dhe dëmtimin e kaluar nga Broja, është thuajse e pamundur që sulmuesi të aktivizohet në këto dy përballje për ta bërë Pochetino-n që ta mbajë te Chelsea pa u mbyllur merkato e verës. /Sport Ekspres/