E FUNDIT/ Iku për t’i përmbushur dëshirën Gaz Demit, Labinot Ibrahimi e mbyll edhe me Prishtinën

Labinot Ibrahimi është një futbollist i lirë dhe e ka mbyllur bashkëpunimin me Prishtinën. Vetëm një sezon më parë do të largohej një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Partizanit, që tërhiqte menjëherë vëmendjen për dëshirën e madhe dhe se jepte gjithçka për fanellën, jo thjeshtë për të shëtitur me të në fushë.

Pas dakortësimit të Gaz Demit me presidentin e Prishtinës, Ibrahimi nuk mund t’i jepte një “JO” kreut të Partizanit. Kështu do të vinte edhe kalimi te ekipi i Prishtinës në Kosovë që nuk ka zgjatur shumë. Vetëm pak më parë ka ardhur zyrtarizimi se Labinot Ibrahimit i ka përfunduar kontrata dhe tashmë është i lirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online