A do ta aktivizoje ti Çepelen në Kombëtare? Hafizi kthen përgjigje si trajner: Po, nëse do të ishte si 20-vjeçar

Trajneri Reja zgjodhi që të rrezikojë në ndeshjen kundër Kosovës duke aktivizuar një futbollist 17-vjeçar te Kombëtarja, Çepele. Një bast i fituar rezultoi për teknikun italian që mori lëvdatat mbi gjetjen e tij, pasi mbrojtësi i Hanoverit rezultoi fantastik për 90 minuta kundër dardanëve.

Deri në atë moment nuk kishte luajtur kurrë në futboll “burrëror”, pasi ka luajtur vetëm me moshat e Interit dhe tanimë te të rinjtë e Hanoverit. I ftuar në “Supersport”, Astrit Hafizi i ka kthyer përgjigje edhe pyetjes se nëse do ta aktivizuar Çepelen nëse do të ishte trajneri i Kombëtares.

“Të rinjtë e Kombëtares premtojnë, por do të preferoja që ta kishim nisur më herët. Pra mund të ketë edhe lojtarë në Anglli apo vende të tjera që nuk i kemi parë. Nga viti 2006 e tutje kemi pasur si politikë për thithjen e lojtarëve nga Kosova. Rezultoi mirë, por që pasi u krijua si përfaqësuese më vete, lojtarët nga Kosova ikën. Tani nga sforco jem kthyer sërish te lojtarët tanë.

A do ta aktivizoja unë Cepelen? Po do ta aktivizoja nëse do të kishte parametrat e duhur fizik dhe mjekësor, kjo është e rëndësishme. Do ta aktivizoja nëse do të kishte parametrat e 20-vjeçarit, nuk ka asgjë të keqe. Ajo që unë nuk kuptoj është ky ndërrimi i objektivave ditë pas dite. Duhej që të luante sërish Cepele edhe sot, Liga e Kombeve është për promovim”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online