“Vetëm për fantazi”, Hamdi Salihi shpjegon formacionin e Shqipërisë: Kur humben ekuilibrat, Abrashi është aty

Reja ka rrezikuar disi me formacionin kundër Kazakistanit duke i besuar gjashtë futbollistëve që kanë fantazinë e duhur për të rrezikuar portën kundërshtare. Memushaj dhe Kallaku do të ndërtojnë në mesfushë, ndërsa Abrashi do të jetë aty për çdo kundërsulm të kundërshtarit. Në intervistën për “Supersport”, Hamdi Salihi e ka shpjeguar kështu skemën e Rejës:

“Ideja e formacionit është që të kemi sa më shumë fantazi, pasi do ta kemi  ne kontrollin e topit në pjesën më të madhe të kohës. Por nga ana tjetër pa humbur ekuilibrat pasi e dimë që Abrashi është aty, tre mbrojtsat, Uzunin dhe Hysajn që do na ndihmojnë. Gjasula nuk luan për shkakun se me grupin tjetër kemi një javë që stërvitemi, erdhi më vonë se të tjerët. Cikalleshi dhe Manaj janë në formë të mirë, thjesht uroj të jenë në ditën e tyre”, ka thënë Salihi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online