A do jetë njeriu që do t’i kthejë karrierën? Steven Gerrard mund të drejtojë Armando Brojën

Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar po vazhdon me vështirësitë e mëdha, teksa është një lojtar stoli te Burnley, pavarësisht se kjo skuadër ka rënë zyrtarisht në Championship.

Nuk dihet ende nëse Broja do të vazhdojë të luajë në Championship apo nëse do të ketë një largim tjetër nga ana e tij, jashtë Anglisë. Megjithatë mediat angleze flasin se pas këtij dështimi me Burnley në elitë, trajneri aktual, Scott Parker, do të largohet.

Madje jo vetëm kaq, por në vendin e tij pritet që të vijë legjenda Steven Gerrard. Do të ishte interesante për të parë sesi Gerrard mund të ndryshonte Armando Brojën, ndërsa në të shkuarën, Gerrard ka dështuar që të ndez një tjetër yll që u shua shumë shpejt mes lojtarëve shqiptarë, Eros Grezdën. Në kohën kur ishte te Rangersi, Gerrard investoi shumë besim te Grezda, por ky i fundit nuk e shpërbleu kurrë besimin e trajnerit. /Sport Ekspres/