Real Madrid TV ka publikuar një video me situata të diskutueshme që ata besojnë se kanë vendosur garën me Barcelonën në këtë sezon të La Ligës. Ata renditën një numër situatash që ata besojnë se kanë ndikuar drejtpërdrejt këtë sezon dhe se klubi mbretëror nuk është kampion këtë sezon për shkak të gjyqtarëve.
“Na vodhën 16 pikë”, është mesazhi nga Real Madrid TV. Videoja na kujton disa ndeshje kyçe gjatë sezonit në të cilat, sipas televizionit të klubit të Madridit, nuk u dhanë penallti të qarta për Realin, dhe një numër gabimesh të tjera kundër këtij klubi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
— Follow @MadrispaniaTV (@Madriburner) April 27, 2026