Skuadra e Renovës ka zyrtarizuar tri afrime. Një prej lojtarëve është një rikthim për skuadrën nga Xhepçishti, bëhet fjalë për sulmuesin Remzifaik Selmani, i cili rikthehet në klubin ku shkëlqeu pas dy vitesh, ku ishte pjesë e Ujpeshtit, Shkëndijës dhe Llapit.
Dy lojtarët e tjerë janë mbrojtësi Altin Sefo dhe portieri Valon Neziri, të dy futbollistët kanë qenë pjesë e Vëllazërimit të Kërçovës gjatë sezonit të kaluar.
Renova është një ndër ekipet që pësuar ndryshimet më të shumta gjatë kësaj merkato vere me plot 9 lojtarë të larguar deri më tani. Megjithëse nuk ia dolën të siguronin pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League, klubi ia ka dalë të arkëtojë 300 mijë euro falë shitjes së sulmuesit Vlatko Stojanovksi te francezët e Nimes.