“La një trashëgimi të jashtëzakonshme për futbollin italian”, Duka shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Baresit: Ishte simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës

Futbolli ka humbur një nga legjendat e tij. Franco Baresi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga e gjithë bota, ndër të cilat edhe nga Armand Duka. Presidenti i FSHF-së ka shprehur ngushëllimet nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, legjendës së AC Milan dhe një prej figurave më emblematike të futbollit italian.

Franco Baresi ishte simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës në fushën e lojës. Për dekada me radhë ai mishëroi vlerat e AC Milan, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme për klubin dhe futbollin italian.

Me karrierën dhe personalitetin e tij, ai frymëzoi breza të tërë futbollistësh dhe tifozësh, duke fituar respektin e mbarë komunitetit sportiv.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, AC Milan, Federatën Italiane të Futbollit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan.

U prehtë në paqe, Franco Baresi. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë së futbollit”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/