Dinamo vazhdon rrugëtimin në Ligën e Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ështa afruar një hap më tepër drejt fazës së grupeve, pasi sot është kualifikuar në turin e tretë. “Nëndetësja” ka fituar bindshëm ndaj Aluminijt, të cilin e ka përcjellë me 3 gola nga “Elbasan Arena”.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 24-t, kur Lorenco Vila e dërgoi topin në rrjetë. Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Qefalija dyfishoi shifrat e këtij takimi. Për të vulosur fitoren 3-0 mendoi Përndreca, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 77. Dinamoja ka siguruar kështu kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-2, duke mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/