Kumbulla pranë largimit nga Roma, 3 klube spanjolle kërkojnë shërbimet e tij

Rikthimi i Marash Kumbullës te Roma pritet të zgjasë pak. Mbrojtësi shqiptar duket se nuk është në planet e klubit verdhekuq. Megjithatë interesimet për shtatlartin e Kombëtares shqiptare nuk mungojnë.

Tre klube spanjolle kërkojnë shërbimet e Marash Kumbullës. Bëhet fjalë për Rajo Vajekanon, Elçenë dhe për Levanten. Të treja skuadrat do të jenë pjesë e La Ligës në sezonin e ardhshëm, kampionat të cilin 26-vjeçari e njeh mjaft mirë, pasi ka luajtur aty në dy sezonet e tij të fundit. Roma është e hapur për një huazim me të drejtë blerje, por ende asgjë konkrete nuk është arritur./Sport Ekspres/