“Luis Enrike e ndryshoi të gjithë PSG-në”, Hakimi nuk i kursen e elozhet për trajnerin: Tani luajmë për njëri-tjetrin

Açraf Hakimi ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “Sky Sports”, ku ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve që po afrohet gjithnjë e më shumë, si dhe për trajnerin e tij, Luis Enriken. Mbrojtësi maroken nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin katalanas. Hakimi ka thënë se Luis Enrike ndryshoi mentalitetin e PSG-së dhe tani lojtarët janë më të bashkuar dhe luajnë të gjithë për njëri-tjetrin.

“Ai e ndryshoi të gjithë PSG-në. Që kur ka mbëritur, të gjithë e kanë ndryshuar mentalitetin. Tani jemi një ekip, luajmë për njëri-tjetrin, vrapojmë për njëri-tjetrin, jemi një familje. Të luajturit kështi na e bën gjithçka më të lehtë. Jam me fat që jam në këtë ekip, me këta shokë skuadre dhe me këtë trajner. Ai më ka ndryshuar mentalitetin dhe mënyrën se si qendroj në fushë. Më ka bërë futbollist dhe njeri më të mirë”, ka deklaruar Açraf Hakimi./Sport Ekspres/