Realin e Madridit e shpëton portieri nga turpi në sekondat e fundit, ekipi i kategorisë së tretë ishte pranë barazimit

Reali i Madridit ka siguruar kualifikimin në tetëshen e Kupës së Mbretit. “Los blancos” kanë mposhtur Talaverën me shifrat 2-3. Kilian Mbapeja zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 42-të të takimit, ndërsa 4 minuta më vonë Farrando shënoi autogol.

Arrojo ngushtoi diferencat në minutën e 80, teksa në të 88-n Mbapeja realizoi golin e tretë për Realin e Madridit. Por Talavera nuk u dorëzua. Vetëm 3 minuta më vonë Di Rencoja tundi rrjetën e Realit, ndërsa në sekondat e fundit të lojës ekipi i kategorisë së tretë spanjolle shkoi fare pranë barazimit. Ishte portieri Lunin ai që shpëtoi madrilenët nga turpi dhe i dha kështu kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit./Sport Ekspres/