Kristjan Shpendi është duke kaluar një formë majf pozitive te Çezena. Sulmuesi shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë në Serinë C sezonin e shkuar, por ritmin e golave nuk e ka ndalur as në Serinë B. Sot, 21-vjeçari ka shënuar golin e 4-t me bardhezinjtë.
Shpendi ka ngritur sot siparin e golave në fitoren 4-2 që Çezena mori në shtëpi kundër Mantovës. Nëse vijon me këtë ritëm transferimi në elitën e futbollit italian do të jetë vetëm çështje kohe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/