Laçi dhe Flamurtari kanë zhvilluar sot ndeshjen e Play Out, për të diskutuar ekipin që do të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm. Kurbinasit kaluan të parët në avantazh me Melon, në minutën e 45.
Por autogoli i Dajkos në të 63, bëri që rezultati të mbyllej në shifrat 1-1. Pavarësisht aksioneve të shumta nga Laci, Flamurtari arriti që të qëndronte në lojë. Në shtesën e dytë të takimit do të vendosej gjithçka. Pas një penalltie, Melo gjeti golin e dytë të takimit në të 108. Për të vulosur historinë e takimit mendoi Mjaki në të 116, duke mbyllur ndeshjen në 3-1. Kështu Laci qëndron në Superiore dhe Flamurtari kthehet në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/