Arsenali duhet ta provojë përsëri, Man City fiton titullin kampion në Premier League

Ashtu siç pritej, nuk ka surpriza në Premier League. Man City ka fituar sërish titullin kampion pas fitores 3-1 kundër West Ham.

Qytetarëve iu mjaftonte një fitore dhe ata ia dolën me sukses. Nga ana tjetër, Arsenali duhet ta provojë sërish vitin tjetër pasi edhe këtë herë titullin e fitojë Guardiola. Sot topçinjtë fituan me shumë vuajtje 2-1 ndaj Everton, por kjo fitore i shërben vetëm statistikave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/