Luis Guilherme është objektivi i PSG-së, bëhet fjalë për një 18-vjeçar që luan në Brazil.
Anësori ka impresionuar në ndeshjet me Palmeiras dhe ka tërhequr shumë vëmendje.
Edhe pse vlera e tij llogaritet në 17 milionë euro, klubi brazilian do të kërkojë deri në 55 milionë euro për shërbimet e tij, raporton Fichajes.
“Klubi në asnjë rrethanë nuk do të ulë asnjë euro nga çmimi i tij, ndaj nëse PSG e dëshiron lojtarin do të duhet të paguajë shumën e specifikuar”, shkruan media e lartpërmendur.
Luis Guilherme luajti në 38 ndeshje për Palmeiras dhe bëri përshtypje me teknikën e tij, megjithëse shënoi vetëm një herë. Ai ka kontratë me skuadrën nga Brazili deri në vitin 2026. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/