Arda Gyleri mori sot besimin e Ançelotit për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë. Mesfushori turk e shpërbleu më së miri besimin e trajnerit, teksa goli i tij i dha fitoren skuadrës. Por talenti 19-vjeçar nuk spikati vetëm në rastin e golit. Gyleri u shpall lojtari i ndeshjes për performancën që shfaqi në fushën e lojës. Mesfushori turk tregoi edhe klasin e tij në driblim.
Me një prekje magjike në minutën e 68 e kaloi topin pas shpinës së kundërshtarit, duke e shtangur tërësisht këtë të fundit. Lojtari i Sociedadit për një moment nuk e kuptoi se ku shkoi topi që pak sekonda më parë gjendej përpara tij dhe e pati të pamundur të ndiqte nga pas Gylerin. E ardhmja e Realit të Madridit duket e sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This flick from Arda Guler ????? pic.twitter.com/aSMkQ72lO6
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) April 26, 2024