Interi është shpallur kampion i edicionit 2023/2024 të Serisë A. Zikatrit festuan yllin e dytë në fanellë në përballjen e fundit kundër Milanit. Asllani shijoi skudeton e tij të parë në karrierë, megjithëse ende nuk është një titullar i përhershëm në formacionin e Interit. Por titulli kampion pritet të jetë një kënaqësi e dyfishtë për mesfushorin shqiptar.
Me objektivin e përmbushur, ka ardhur koha që Inzagi të zbatojë rotacionin. Kjo përkthehet në më shumë minuta për Kristjan Asllanin. Lojtari i Kombëtares shqiptare pritet që të jetë nga minuta e parë në përballjen e së dielës kundër Torinos së bashku me shokun e tij të skuadrës, Fratezin. Lojtarët titullarë të ekipit zikaltër kanë zhvilluar një sezon të ngarkuar dhe tejet përkushtues, për këtë arsye Inzagi pritet t’i mundësojë pushimin e nevojshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/