Tashmë është momenti i Florian Markut. Boksieri shqiptar ka hyrë në ring pak minuta më parë për t’u përballur me Kris Kongon. Sportisti nga Lushnja ka elektrizuar sallën në Londër, ku u dëgjuan brohorimat e përkrahësve shqiptarë.
Florian Marku ka hyrë në ring përkrahë rreperit Noizy, i cili ka valëvitur edhe flamurin e Shqipërisë. Gjitashtu, edhe vetë Marku kishte të stampuar flamurin veshjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/