Girona merr humbjen e dytë të sezonit, ekipi i Muriqit eliminon befasinë e bukur të Spanjës

Girona ka pësuar humbjen e dytë për këtë sezon. Pas Real Madridit, është Majorka ekipi që ia del të marrë fitoren përballë befasisë së bukur të Spanjës. Të dyja skuadrat janë përballur sot në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Majorka e dërgoi topin në rrjetë tre herë në pjesën e parë të ndeshjes, përkatësisht me Larinin (21’) dhe Pratsin (28’, 35’ penallti). Ndërkohë Girona reagoi në momentin kur ekipi në të cilin luan edhe Vedat Muriqi mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës. Raijo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67 dhe vetëm një minutë më vonë Stuani shndërroi në gol një 11 metërsh. Salvio e dërgoi përsëri topin në rrjetë në minutën e 96, por pa mundur të dërgojë sfidën në shtesa. Majorka fitoi kështu me shifrat 3-2, duke siguruar kulifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *