Sasuolo piketon lojtarin shqiptar, mesfushori mund të bëjë hapin e madh në Serinë A

Merkatoja është ende e hapur dhe ekipet po punojnë për të kyer përforcimet e duhura. “La Gazzetta dello Sport” raprton se Sasuolo ka piketuar Ardon Jasharin për mesfushën. 21-vjeçari është pjesë e Lucernës në Zvicër, ku ka spikatur me aftësitë e tij përpara mbrotjes. Aftësi të mira teknike dhe një vision i shkëlqyer i lojës, janë këto disa nga cilësitë kryesore të tij që kanë joshur drejtuesit e Sasuolos.

Klubi zviceran kërkon 6.5 milionë euro për të lënë të lirë Jasharin, por skuadra e Serisë A po negocion për të ulur çmimin e kapitenit të Zvicrës U21. Interesi për mesfushorin është e lartë, teksa është përfolur se edhe Atalanta, Verona, Napoli dhe Bolonja kanë mbajtur në vëzhgim Ardon Jasharin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online