Axhenda/ Java e 20 e “Abissnet Superiore“-s e ndarë në dy ditë, nis me Egnatian dhe përfundon me Partizanin e Dinamon

“Abissnet Superiore” do të kthehet sërish ditën e nesërme. Java e 20 e kampionatit shqiptar do të zhvillohet e ndarë në dy ditë. Siparin e ngre sfida Kukësi-Egnatia, e cila nis në orën 13:30. Ndërkohë, po të premten, do të zhvillhet edhe përballja mes Teutës dhe Tiranës. Skuadrat do të masin forcat në “Niko Dovana“, duke nisur nga ora 17:00.

Tre ndeshjet e mbetura janë programuar për t’u luajtur ditën e shtumë, më 20 janar. Erzeni pret Vllazninë në orën 13:30, ndërsa në orën 17:00 do të luhen paralelisht duelet Partizani-Laçi dhe Skënderbeu Dinamo. Të gjitha sfidat do të mund t’i ndiqni pa pagesë në ekranin e “MCN TV”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *