VIDEO/ Abraca-Dobra! Lojtari i Shqipërisë e firmos kontratën e re në Angli, prezantimi bëhet me shkopin dhe kapelen magjike

Armando Dobra është një idhull te Chesterfieldi. Lojtari shqiptar ka aftësi të jashtëzakonshme dhe është niveli tjetër në National League, atje ku luan Chesterfield. Më herët u fol se për të kishte interesim edhe nga Oxford, që është pjesë e League One.

Megjithatë Dobra do të vazhdojë që të jetë pjesë e Chesterfield. Pak minuta më parë është njoftuar zgjatja e kontratës për futbollistin shqiptar deri në vitin 2026. Prezantimi ishte me vet Dobrën, që me shkopin dhe kapelen magjike, tregoi rinovimin. Nga ana tjetër, klubi shkruante: “Abraca-Dobra”. Jo më kot, pasi Dobra bën shumë herë magji në fushë dhe për tifozët, kjo është blerja më e mirë e kësaj merkato janarit, nëse mund të cilësohet e tillë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online