“Broja është nga sulmuesit tanë kryesorë“, Pochettino e konfirmon titullar: Ka potencial dhe cilësi të jashtëzakonshme

Broja ka mundësinë e tij për të treguar se sa vlen. Sulmuesi shqiptar pritet të jetë titullar në përballjen e nesërme kundër Prestonit në FA Cup. Diçka e tillë është nënkuptuar edhe nga vetë Pochettino. Jackson-i do të jetë pjesë e Senegalit, ndërsa Nkunku është konfirmuar në stol nga vetë trajneri i Chelsea-t. Ky i fundit është shprehur në konferencë për shtyp se Broja është një nga sulmuesit kryesorë të bluve të Londrës dhe se zotëron potencial e cilësi të jashtëzakonshme.

“Armando, ka një mundësi për të luajtur për të. Ju then se Kristofi (Nkunku) nuk do të jetë titullar nesër, teksa ka pasur probleme gjatë javës, por do të jetë pjesë e ekipit. Duhet të jemi të kujdesshëm me të. Armando ka mundësinë të jetë më i përfshirë, pasi është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Ka potencial dhe cilësi të jashtëzakonshme dhe tani po harron dëmtimin e vitit të fundit”, ka deklaruar Mauricio Pochettino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *