Crvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit janë përballur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në raundin e 19 të Euroligës në basketboll. Salla ishte e gjitha e mbushur për derbin e Beogradit, por nuk mund të mungonin koret skandaloze nga ana e tifozerisë bardhekuqe.
Tifozët e Crvena Zvezdës kanë shpalosur baner me fjalët që njihen ndryshe nga serbët si “mallkimi i Kosovës”. Bëhet fjalë për mallkimin e princit Lazar për ata që nuk e ndoqën në luftën kundër turqve në betejën e Kosovës. Pasi baneri u shfaq në tribunë, tifozët nisën koret skandaloze: “Kosova është Serbi”./Sport Ekspres/
— DELIJE SEVER (@DELIJEDelije_) January 4, 2024